IKC mbajti punëtorinë për Vlerësimin Octagon

Gjatë kësaj jave, Initiative for Kosova Community (IKC) mbajti vlerësimin Octagon të radhës për punën e IKC-së gjatë vitit 2017.

Kjo punëtori e mbajtur tashmë çdo vit nga IKC,  u organizua në bashkëpunim me partnerin e IKC-së, We Effect. Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin fermerë nga komunat ku IKC ka të shtrirë punën, përfaqësues të institucioneve publike me të cilat IKC bashkëpunon, përfaqësuesja e zyrës së We Effect në Shkup si dhe anëtarë të stafit nga ekipi i IKC-së.

Ky vlerësim ka për qëllim që të nxjerrë një pasqyrë të punës së IKC-së për vitin paraprak si dhe të identifikojë mundësitë për zhvillim dhe progres të ardhshëm për organizatën.

Ekipi i IKC-së është mirënjohës për kontributin e të gjithë pjesëmarrësve, që ishin të pranishëm në punëtori dhe dhanë kontributin e tyre për zhvillimin tutje të IKC-së.