IKC organizoi punëtori me fermerë dhe përfaqësues të autoriteteve lokale

Një punëtori e mbajtur dje në Ferizaj në kuadër të projektit “Sustainable Rural Development and Reconciliation in Kosovo” financuar nga We Effect, dhe implementuar nga Initiative for Kosova Community (IKC) mblodhi bashkë fermerë dhe përfaqësues të autoriteteve lokale nga Komuna e Ferizajt, Komuna e Vitisë, Komuna e Lipjanit, Komuna e Shtimes, Komuna e Kaçanikut, Komuna e Hanit tw Elezit dhe Komuna e Kllokotit.

Objektivë kryesore i kësaj punëtorie ishte që fermerëve të këtij rajoni të ju ofrohet mundësi që drejtpërdrejtë të adresojnë nevojat e tyre tek autoritetet lokale, si dhe bashkërisht  me përfaqësues të departamenteve të bujqësisë pylltarisë dhe zhvillimit rural nga Komunat përkatëse, të identifikojnë fushat prioritare në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimi rural për të adresuar gjatë vitit 2019.

Gjatë këtij aktiviteti përfaqësuesit prezantuan planet e tyre të punës për vitin e ardhshëm, ndërsa në anën tjetër fermerët i adresuan kërkesat konkrete të tyre tek këta përfaqësues. Kështu, gjatë një sesioni pune në grupe, të dy palët bashkërisht identifikuan fushat prioritare që konkretisht ju përgjigjen nevojave të fermerëve nga këto komuna, që kontribuojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin e tyre dhe zhvillimin rural në përgjithësi.

Këto fusha të identifikuara pas diskutimeve dhe punës në grupe u prezantuan nga secili grup i punës nga komunat përkatëse, duke arritur të krijojmë një pasqyrë që orienton më konkretisht punën e autoriteteve lokale në këtë sektor dhe angazhimin e fermerëve për vitin e ardhshëm.