Thirrje për fermerë/e

Organizata Initiative for Kosova Community (IKC) në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt, përkatësisht Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim në Ferizaj, në ditët në vijim planifikon të bëjë hapjen e tregut të ri të gjelbër/ditor. Tregu që do të hapet në hapësira publike të frekuentuara në qendër të qytetit të Ferizajt, ka për qëllim të furnizojë qytetarët e Ferizajt me prodhime të freskëta bujqësore. Kjo iniciativë është një nga aktivitetet e implementuara nga ky partneritet në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim në mes të IKC-së dhe Komunës së Ferizajt.

Përmes kësaj thirrjeje, IKC dhe Komuna e Ferizajt ftojnë të gjithë prodhuesit/et e produkteve bujqësore që janë të interesuar/a të shesin produktet e tyre në tregun e gjelbër, të shprehin interesimin e tyre dhe të ofrojnë informata për produktet të cilat i ofrojnë.

Aplikimi për të shprehur interesimin për pjesëmarrje në tregun e gjelbër bëhet duke u paraqitur në zyrën e IKC-së, që gjendet ne rrugën Gjon Serreqi pn., (përballë shkollës fillore “Gjon Serreqi”) në Ferizaj deri me datën 28.02.2019. Numri i fermerëve të përzgjedhur do të jetë i limituar, për shkak të numrit të vogël të stendave që do të vendosen tek tregu.

Për të aplikuar në këtë thirrje inkurajohen edhe organizatat dhe kooperativat që janë aktive në fushën e bujqësisë. Përparësi gjatë përzgjedhjes dhe vlerësimit të fermerëve do t’u jepet atyre që janë nga Komuna e Ferizajt.