Rrethi studimor, një metodë jo-formale e të mësuarit
Metodologjia e Rretheve Studimore për herë të parë është përdorur në Kosovë nga Iniciative for Kosova Community (IKC) dhe historia e saj daton që nga viti 1967, nga Studieförbundet Vuxenskolan në Suedi.
Iniciative for Kosova Community është duke përdorur këtë mjet demokratik për ndërtimin e besimit në grupe të ndryshme etnike, pajtimin, zgjidhjen e problemeve të komunitetit, mësimin e teknikave dhe metodave të reja në fushën e bujqësisë dhe ekonomisë etj.
Iniciative for Kosova Community përdor metodën e Rrethit të Studimor për:
- Nxitjen e të rinjve për të vazhduar edukimin;
- Shkëmbimin e informatave dhe përvojës ndërmjet anëtarëve të grupeve të Rretheve Studimore;
- Përvetësimin e aftësive;
- Ndërtimin e marrëdhënieve ndërmjet fermerëve;
- Konsultime etj.