IKC nënshkroi Marrëveshjen trevjeçare me Komunën e Vitisë

Me datë 09.02.2018, Initiative for Kosova Community (IKC), nënshkroi marrëveshje trevjeçare të bashkëpunimit me Komunën e Vitisë.

Bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet IKC-së dhe Komunës së Vitisë, u konkretizua sot me nënshkrimin e kësaj marrëveshje trevjeçare nga ana e Kryetarit të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti dhe Drejtorit Ekzekutiv të IKC-së z. Ekrem Bajrami. Ky bashkëpunim i të dyjave institucioneve synon përmirësimin e zhvillimit rural në këtë Komunë, përmes aktiviteteve të ndryshme të lobimit dhe avokimit për fermerë të Komunës së Vitisë, si dhe mbështetje për ngritjen e kapaciteteve të tyre.