Initiative for Kosova Community (IKC) që nga fillimet e punës, ka bashkëpunuar me një numër të madh të organizatave të burrave, grave, fermerëve dhe të rinjve që veprojnë në zhvillimin rural e bujqësor të Kosovës. IKC si proces të rëndësishëm për zhvillimin e saj, ka pasur synimin edhe të transformohet në organizatë të bazuar në anëtarë.
Që nga viti i kaluar IKC ka nisur përgatitjet për të nisur procesin e transformimit në një organizatë të tillë. Kështu, organizatat të cilat kanë aplikuar dhe pas shqyrtimit nga Komisioni i IKC-së, janë aprovuar si organizata anëtare në IKC. Në bazë të kritereve dhe kushteve të këtij anëtarësimi, dje me datë 26.02.2018, 14 përfaqësues të organizatave kanë bërë nënshkrimin e marrëveshjeve për anëtarësim në IKC.
Jemi krenar dhe të lumtur që familjes tonë po i shtohen edhe zyrtarisht këta anëtarë, dhe që së bashku do të kontribuojmë për zhvillimin rural në Kosovë. Në mesin e këtyre anëtarëve janë organizatat:
“AgroFruti” nga fshati Skifteraj, Komuna Viti;
Agro Skifteraj” nga fshati Skifteraj, Komuna Viti;
“Boronicat e Sharrit” nga fshati Brod, Komuna Shtërpcë;
“Dielli”, nga fshati Surqinë, Komuna Ferizaj;
“Dija” nga fshati Zborc, Komuna Shtime;
“Dituria Gj” nga fshati Gjurkoc, Komuna Shtime
“Fruti i kuq” nga Komuna Kaçanik;
“Gratë e bashkuara”nga fshati Komogllavë, Komuna Ferizaj;
“Gratë e Beguncës” nga fshati Beguncë, Komuna Viti;
“Hortikultura” nga fshati Sllatinë, Komuna Viti;
“Lirishta” nga Komuna Kaçanik;
“Lulet e Mullagës” nga fshati Begracë, Komuna Kaçanik;
“Megi”, nga fshati Rubovc, Komuna Lipjan;
“Shkëndija BLG” nga fshati Vojnoc Komuna Shtime.