IKC shënoi Ditën Ndërkombëtare të Gruas Rurale në Kosovë

Iniciativa për Komunitetin e Kosovës (IKC) në kuadër të projektit ‘Sustainable Rural Development and Reconciliation in Kosovo’ mbështetur nga partneri We Effect, mbajti  Tryezën e Rrumbullakët ‘Roli i qeverisjes lokale në fuqizimin e grave rurale’ për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Grave Rurale, në Ferizaj më 15 Tetor 2018.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte diskutimi dhe ndriçimi i rolit të autoriteteve lokale si bartës të detyrave për zhvillimin e grave rurale, ku bashkoi aktorë si autoritetet lokale, përfaqësues nga MBPZHR, përfaqësuesit e OSHC-ve, organizatat e grave, personalitetet e përfshira në çështjet gjinore në Kosovë dhe aktorë të tjerë relevantë. Përkatësisht, pjesëmarrës në panelin e kësaj tryeze diskutimi ishin: z. Naim Ferati,  Nënkryetar i Komunës së Ferizajt, z. Burim Bajrami Drejtor i departamentit të BPZHR, znj. Sebahate Ajeti, Drejtoresha e financave nga Komuna e Ferizajt, z. Hasan Aliu, Nënkryetar i Komunës së Vitisë, z. Veton Ademi, Drejtor i departamentit të BPZHR, z. Rrahman Jakupi, Nënkryetar i Komunës së Shtimes, z. Fauz Xhemajli, Nënkryetar i Komunës së Lipjanit, z. Zaim Bela, Drejtor i departamentit të BPZHR nga Komuna e Hanit të Elezit, z. Bajram Imeri, Përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural, znj. Flora Abdullahu, Asambleiste në Kuvendin Komunal në Ferizaj, Përfaqësues të organizatave të grave rurale në Kosovë, si dhe për faqësues të Zyres Regjionale për Evropë nga We Effect.

Tryeza e rrumbullakët trajtoi çështjet e mëposhtme:

  • Vlerësimi i situatës aktuale të grave rurale dhe roli i tyre në shoqërinë kosovare;
  • Roli i autoriteteve lokale në Kosovë në përmirësimin dhe forcimin e pozitës së grave rurale në Kosovë;
  • Fuqizimi ekonomik i grave rurale dhe pjesëmarrja në vendimmarrje.Njëkohësisht, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas Rurale u organizua panairi i grave rurale të angazhuara në aktivitete të biznesit, duke përfshirë produktet bujqësore, artizanale etj., për të promovuar angazhimin e grave rurale në biznes dhe prodhimet vendore. Panairi u zhvillua në sheshin “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.