IKC mbajti takim për mundësi bashkëpunimi me Drejtorinë e BPZHR-së në Komunën e Lipjanit

Drejtori Ekzekutiv i Initiative for Kosova Community (IKC) z. Ekrem Bajrami sot mbajti takim me Drejtorin e Departamentit te Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Lipjanit z.Shefqet Amrllahu dhe stafin e këtij departamenti.

Takimi është mbajtur me qëllim të diskutimit të mundësive për bashkëpunim të të dy institucioneve në fushën e zhvillimit rural në Komunën e Lipjanit. Ky aktivitet është pjesë e iniciativave lobuese dhe avokuese të IKC-së për të kontribuar në zhvillimin e fermerëve të kësaj komune si dhe për të sjellë më afër autoritetet lokale me komunitetet rurale në Kosovë.