Panairi i produkteve bujqësore në Kllokot

Initiative for Kosova Community (IKC) në bashkëpunim me Komunën e Kllokotit dhe Komunën e Parteshit organizuan Panairin e produkteve bujqësore në Kllokot.

Panairi u karakterizua me prezantimin e fermerëve të komuniteteve me etnicitete të ndryshme të rajonit juglindor të Kosovës. Pjesëmarrësit ishin nga Komuna e Kllokotit, Komuna e Parteshit, Komuna e Vitisë, Komuna e Ranillugut, Komuna e Kaçanikut, Komuna e Gjilanit dhe Komuna e Ferizajt.

Përveç fermerëve që prezantuan produktet e tyre, prezent ishin edhe mysafirë të tjerë, përfshirë Kryetarin e Komunës së Kllokotit z. Bozidar Dejanovic, Nënkryetarin e Komunës së Kllokotit z. Sasa Mirkovic, Drejtoresha e departamentit të BPZHR-se së Komunës së Kllokotit znj. Doruntina Rexhepi, Drejtori i departamentit të BPZHR-se së Komunës së Ferizajt z. Burim Bajrami, Drejtori i departamentit të BPZHR-se së Komunës së Vitisë z. Veton Ademi, dhe Drejtori Ekzekutiv i IKC-së z. Ekrem Bajrami.

Panairi organizohet për promovimin e produkteve vendore te fermerëve kosovarë dhe për krijimin e mundësive të reja për fermerë në drejtim të rrjetëzimit dhe krijimit të kontakteve të reja. Gjithashtu, panairi ka për qëllim edhe promovimin e bashkëpunimit të komuniteteve multietnike në Kosovë.