THIRRJE PËR APLIKIM

Organizata Initiative for Kosova Community (IKC) në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt, përkatësisht Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Ferizaj, shpall thirrje për fermerë/e të interesuar/a për të mbjellë fidanë të lajthisë së shartuara, të përcjellura me sistem të ujitjes pikë-pikë.

Në kuadër tё planit zhvillimor nё lёmin e bujqёsisё, njё rёndësi e veqantë i është kushtuar përkrahjes së pemёtarisё, me prioritet sektorit tё kultivimit tё pemëve arrore, gjegjësisht kulturës së lajthisë. Mbjellja apo zgjerimi i sipërfaqeve me kёtё kulturë, karakterizohet me leverdi të lartë ekonomike.

Nga ky projekt do të përfitojnë 15 fermerë/e me nga 50 ari, andaj ftoheni që të aplikoni duke përmbushur kriteret e poshtë shënuara.

Kriteret themelore për aplikim:

  1. Duhet të jetë banor i komunës së Ferizajt
  2. Vërtetimin e tatimit mbi pronë
  3. Të posedoj një parcelë toke me madhësi mbi 50 ari, e cila duhet të jetë në emër të aplikantit (ose familjarëve të ngushtë të aplikantit); të ketë ujë për ujitje të kulturës
  4. Përparësi do t’u jepet femrave fermere, nga komuna e Ferizajt
  5. Gatishmëri për të marrë pjesë në trajnime të organizuara nga IKC në lidhje me kulturën e lajthisë
  6. Kopja e letërnjoftimit dhe kopja e fletës poseduese e vendit ku do të mbjellën fidanët e lajthisë.

Aplikimi bëhet duke u paraqitur në zyrën e IKC-së, që gjendet në rrugën “Gjon Serreçi” p. n (përballë shkollës fillore “Gjon Serreçi”) në Ferizaj nga data: 04. 11. 2019 deri 18. 11. 2019.

Dorëzimi i dokumenteve bëhet nga ora 09 : 30 – 15 : 00.