Dita e Patates ne Debellde

04.10.2019

Initiative for Kosova Community (IKC) në bashkëpunim me Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBZhR) të komunës së Vitisë, kanë është shënuar Ditën e Patates në fshatin Debelldeh. Në këtë organizim, përpos përfaqësuesve të IKC-së, kultivuesve të patates nga ky fshat ishte edhe Arton Elezi, ushtrues detyre i DBZhR-së në Viti dhe zyrtar komunal dhe mysafir të tjerë.

Elezi ka theksuar se përmes kësaj dite synohet të promovohen kultivuesit e patates të kësaj komune, në veçanti të fshatit Debelldeh. Ai ka thënë se patatet e këtij fshati janë mjaft të kërkuara në tregun vendor dhe se jemi krenar që kultivuesit e patates kanë rritur rendimentet dhe cilësinë. Më tutje, Elezi falënderoi fermerët për përkushtimin dhe organizatën e IKC për bashkëpunimin  për të shënuar Ditën e Patates, pikërisht në komunën e Vitisë.

Kurse Ekrem Bajrami, drejtor i organizatës së IKC-së, ka thënë se në bashkëpunim me Komunën do të angazhohemi të nxjerrim një brend për pataten e veçantë të Debelldehut.