Konferencë mbi problemet në bujqësi gjatë vitit 2019 në Kosovë

Initiative for Kosova Community (IKC) organizon Konferencën e shtatë rajonale mbi “Problemet dhe sfidat që shoqëruan bujqësinë kosovare në vitin që po lëmë pas” që do të mbahet më 18 dhjetor 2019, duke filluar nga ora 9:30- 14:30, në Hotel International, Magjistralja Prishtinë – Shkup Preoc 10000.

Konferenca organizohet nga Initiative for Kosova Community (IKC), në kuadër të projektit “Sustainable Rural Development and Reconciliation in Kosovo” financuar nga We Effect.
Konferenca do të trajtoj sfidat dhe pengesat që bujqësia kosovare është ballafaquar gjatë vitit 2019. Temat do të trajtohen me panelistë nga institucione relevante si: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë nga Universiteti “Hasan Prishtina”, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, dhe personalitete të rëndësishëm të fushës.