Shpërndarja e fidaneve të lajthisë, Ferizaj

02.12.2019

Organizata Initiative for Kosova Community (IKC) në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt, përkatësisht Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Ferizaj, në bazë të marrëveshjes 3 vjeçare, ka bërë shpërndarjen e fidaneve të lajthisë të përcjellura me sistem të ujitjes pikë-pikë. Nga ky projekt përfituan 15 fermerë me nga 50 ari, gjithësej 7.5 ha.

Përveç fermerve përfitues, të pranishëm ishin përfaqësues të komunës, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami si dhe Drejtori Ekzekutiv i IKC-së, Ekrem Bajrami.

Drejtori Ekzekutiv i IKC-së z. Ekrem Bajrami, theksoi se lajthia është një kulturë e cila e ka tregun e hapur. Lajthia është kulturë e cila hynë në prodhim pas pesë viteve, por në mendojmë se këto lajthi janë të shartuara dhe në vitin e katër veç se hynë në prodhim. Koha është optimale për mbjelljen e tyre, kushtet klimatike duhet të jenë më të ftohta dhe duhet të mbjellen gjatë periudhës së dimrit.