Thirrje për aplikim

Initiative for Kosova Community (IKC), në kuadër të projektit “Fuqizimi Ekonomiko Social i Gruas në Kohë Pandemie” i financuar nga Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit Republikës së  Kosovës. Në  kuadër të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike për vitin 2021,  Fazës II-Masa 4 –Mbështetje Financiare për Projektet dhe Iniciativat që synojnë përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi.

Ftojmë OJQ-të

 

Që të  aplikojnë në kuadër të këtij projekti për tu bërë përfitues i grandeve të cilat do të  shpërndahen nga IKC. Ky grand ka për qëllim përkrahjen e shoqatave të grave në mënyrë që të ndikoj në rritjen e performancës/aktivitetit të tyre ekonomiko-social. Grandi do të jepet në të mira materiale (jo në të holla). Vlera e grandit maksimum:1500 euro.

       Kriteret themelore për aplikim

  1. OJQ-ja duhet të jetë e regjistruar sipas ligjeve në Republikën e Kosovës
  2. Vërtetimin që nuk ka obligime ndaj ATK-së
  3. Gatishmëri për të qenë pjesë e aktive në trajnime të organizuara nga IKC,
  4. Kopja e letërnjoftimit dhe kopja e personit përgjegjëse,
  5. Dokumentet (forma për aplikim) mund te tërhiqen me kërkesë në këtë e-mail adres: ngoikc05@gmail.com
  6. Dokumentet të dorëzohen në zyrën e i IKC –së ose në e-mail: ngoikc05@gmail.com
  7. Aplikacioni duhet te jetë i plotësuar me kompjuter,
  8. Përparësi do të ju jepet OJQ anëtare të IKC dhe të cilat udhëhiqen nga femrat,

Afati për aplikim deri më: 15.10.2021, ora 24.00