Activities SQ

Shpërndarja e fidaneve të lajthisë, Ferizaj

Shpërndarja e fidaneve të lajthisë, Ferizaj

02.12.2019

Organizata Initiative for Kosova Community (IKC) në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt, përkatësisht Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Ferizaj, në bazë të marrëveshjes 3 vjeçare, ka bërë shpërndarjen e fidaneve të lajthisë të përcjellura me sistem të ujitjes pikë-pikë. Nga ky projekt përfituan 15 fermerë me nga 50 ari, gjithësej 7.5 ha. Continue reading “Shpërndarja e fidaneve të lajthisë, Ferizaj”

Dita e Patates ne Debellde

Dita e Patates ne Debellde

04.10.2019

Initiative for Kosova Community (IKC) në bashkëpunim me Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBZhR) të komunës së Vitisë, kanë është shënuar Ditën e Patates në fshatin Debelldeh. Në këtë organizim, përpos përfaqësuesve të IKC-së, kultivuesve të patates nga ky fshat ishte edhe Arton Elezi, ushtrues detyre i DBZhR-së në Viti dhe zyrtar komunal dhe mysafir të tjerë.

Continue reading “Dita e Patates ne Debellde”

THIRRJE PËR APLIKIM

Organizata Initiative for Kosova Community (IKC) në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt, përkatësisht Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Ferizaj, shpall thirrje për fermerë/e të interesuar/a për të mbjellë fidanë të lajthisë së shartuara, të përcjellura me sistem të ujitjes pikë-pikë.

Në kuadër tё planit zhvillimor nё lёmin e bujqёsisё, njё rёndësi e veqantë i është kushtuar përkrahjes së pemёtarisё, me prioritet sektorit tё kultivimit tё pemëve arrore, gjegjësisht kulturës së lajthisë. Mbjellja apo zgjerimi i sipërfaqeve me kёtё kulturë, karakterizohet me leverdi të lartë ekonomike.

Nga ky projekt do të përfitojnë 15 fermerë/e me nga 50 ari, andaj ftoheni që të aplikoni duke përmbushur kriteret e poshtë shënuara.

Kriteret themelore për aplikim:

  1. Duhet të jetë banor i komunës së Ferizajt
  2. Vërtetimin e tatimit mbi pronë
  3. Të posedoj një parcelë toke me madhësi mbi 50 ari, e cila duhet të jetë në emër të aplikantit (ose familjarëve të ngushtë të aplikantit); të ketë ujë për ujitje të kulturës
  4. Përparësi do t’u jepet femrave fermere, nga komuna e Ferizajt
  5. Gatishmëri për të marrë pjesë në trajnime të organizuara nga IKC në lidhje me kulturën e lajthisë
  6. Kopja e letërnjoftimit dhe kopja e fletës poseduese e vendit ku do të mbjellën fidanët e lajthisë.

Aplikimi bëhet duke u paraqitur në zyrën e IKC-së, që gjendet në rrugën “Gjon Serreçi” p. n (përballë shkollës fillore “Gjon Serreçi”) në Ferizaj nga data: 04. 11. 2019 deri 18. 11. 2019.

Dorëzimi i dokumenteve bëhet nga ora 09 : 30 – 15 : 00.

IKC organizoi punëtori me fermerë dhe përfaqësues të autoriteteve lokale

IKC organizoi punëtori me fermerë dhe përfaqësues të autoriteteve lokale

Një punëtori e mbajtur dje në Ferizaj në kuadër të projektit “Sustainable Rural Development and Reconciliation in Kosovo” financuar nga We Effect, dhe implementuar nga Initiative for Kosova Community (IKC) mblodhi bashkë fermerë dhe përfaqësues të autoriteteve lokale nga Komuna e Ferizajt, Komuna e Vitisë, Komuna e Lipjanit, Komuna e Shtimes, Komuna e Kaçanikut, Komuna e Hanit tw Elezit dhe Komuna e Kllokotit.

Continue reading “IKC organizoi punëtori me fermerë dhe përfaqësues të autoriteteve lokale”

IKC mbajti Konferencën e gjashtë rajonale mbi “Problemet dhe sfidat që shoqëruan bujqësinë kosovare gjatë vitit që po lëmë pas”

IKC mbajti Konferencën e gjashtë rajonale mbi “Problemet dhe sfidat që shoqëruan bujqësinë kosovare gjatë vitit që po lëmë pas”

Me datë 13.12.2018, Initiative for Kosova Community (IKC) organizoi Konferencën e gjashtë rajonale vjetore mbi “Problemet dhe sfidat që shoqëruan bujqësinë kosovare gjatë vitit që po lëmë pas”

Kjo konferencë u organizua nga IKC  në kuadër të projektit “Sustainable Rural Development and Reconciliation in Kosovo” financuar nga We Effect, dhe kishte për qëllim trajtimin e temave dhe diskutimin mbi sfidat dhe pengesat me të cilat fermerët e vendit tonë, janë ballafaquar gjatë vitit 2018.

Continue reading “IKC mbajti Konferencën e gjashtë rajonale mbi “Problemet dhe sfidat që shoqëruan bujqësinë kosovare gjatë vitit që po lëmë pas””

Panairi i produkteve bujqësore në Kllokot

Panairi i produkteve bujqësore në Kllokot

Initiative for Kosova Community (IKC) në bashkëpunim me Komunën e Kllokotit dhe Komunën e Parteshit organizuan Panairin e produkteve bujqësore në Kllokot.

Panairi u karakterizua me prezantimin e fermerëve të komuniteteve me etnicitete të ndryshme të rajonit juglindor të Kosovës. Pjesëmarrësit ishin nga Komuna e Kllokotit, Komuna e Parteshit, Komuna e Vitisë, Komuna e Ranillugut, Komuna e Kaçanikut, Komuna e Gjilanit dhe Komuna e Ferizajt.

Continue reading “Panairi i produkteve bujqësore në Kllokot”

IKC shënoi Ditën Ndërkombëtare të Gruas Rurale në Kosovë

IKC shënoi Ditën Ndërkombëtare të Gruas Rurale në Kosovë

Iniciativa për Komunitetin e Kosovës (IKC) në kuadër të projektit ‘Sustainable Rural Development and Reconciliation in Kosovo’ mbështetur nga partneri We Effect, mbajti  Tryezën e Rrumbullakët ‘Roli i qeverisjes lokale në fuqizimin e grave rurale’ për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Grave Rurale, në Ferizaj më 15 Tetor 2018. Continue reading “IKC shënoi Ditën Ndërkombëtare të Gruas Rurale në Kosovë”